"Bërtiste nga dhimbja", çfarë ndodhi në avionin ku u helmua lideri opozitar rus
Akoma nuk është lënë pas helmimi i bujshëm i liderit opozitar rus Alexei Navalny.

Ky i fundit, vazhdon të mbetet në koma në një spital të Berlinit pas helmimit me agjentit nervor Novichok, sic u konfirmua dhe nga autoritetet gjermane.

Ai u ndje shumë keq gjatë fluturimit nga Siberia në Moskë dhe vetëm dy ditë pas shtrimit në spital, zyrtarët rusë u bindën të lejonin trajtimin e kryeopozitarit në Gjermani. Cajin ku mendohet se i është hedhur substance toksike, e kishte pirë rreth një orë përpara nisjes. Në bord ishte i qeshur dhe bënte shaka me pasagjerët që e njohën. Por pas gjysmë ore, nisën problemet.

Stjuardesat u përpoqën t`i jepnin ujë, por nuk e pinte dot. U ngrit të shkonte në tualetë ku u vonua shumë, dhe vetëm pas kësaj u pa se gjendja ishte serioze. Në pasagjere në bord rezultoi të ishte infermiere dhe për një orë ajo dhe ekuipazhi u përpoqën ta mbanin Navalnyn të vetëdijshëm derisa piloti të bënte uljen e emergjencës. Dëshmitarë okularë thonë se ai bërtiste nga dhimbjet.

Por të gjithë në avion u përpoqën shumë që ta ndihmonin. Për Navalnyn, vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë ku do të diskutohet helmimi i tij. Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent mbi ngjarjen.

Shtuar më 04/09/2020, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori