Bërns: SHBA-të mbështesin fuqishëm bisedimet për statusin e Kosovës
Albeu.com
"Status kuoja në Kosovë nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe ajo duhet të ndryshohet", deklaroi në Paris nënsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bërns.Ai tha se Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e 24 tetorit do të kërkojë nga Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan që të caktojë një të dërguar të posaçëm i cili do t'u prijë negociatave, për statusin e ardhshëm të Kosovës. "Bisedimet për statusin final duhet të fillojnë në nëntor", tha Bërns duke shtuar se do të caktohet edhe një negociator amerikan.
"Ne nuk e dijmë ku do të shpie ky proces, por ai duhet të çojë tek diçka më e mirë se sa është status kuoja e cila nuk ka qenë e favorshme as për stabilitetin, apo për paqen në Kosovë, në kursin e disa viteve të fundit", u shpreh Bërns, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara fuqishëm i mbështesin bisedimet" për statusin e ardhshëm të Kosovës
Shtuar më 20/10/2005, ora 15:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori