Berns: Eshte koha te nisin negociatat per statusin final te Kosoves
Albeu.com
"Eshte koha te fillojne negociatat per statusin final", deklaroi Nensekretari i shtetit Nikolas Berns pas bisedimeve ne seline e NATO-s ne Bruksel duke shtuar se eshte koha qe popullit te Kosoves t'i jepet mundesia qe ta percaktoje fatin e tij.Sipas Associated Press, nensekretari amerikan i Shtetit Berns i ka dhene mbeshtetje energjike vendimit te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Kofi Anan, per te rekomanduar fillimin e bisedimeve nderkombetare, te cilat mund te cojne ne pavaresine e Kosoves.

Berns tha se bisedimet duhet te fillojne para fundit te ketij viti, dhe te vazhdojne "ne menyre te shpejte dhe te fokusuar". Associated Press njofton se Berns nuk ka komentuar nese Kosova do te jete e pavarur apo do te mbetet pjese autonome e Serbise. "Nuk na takon neve qe ta percaktojme rezultatin dhe nuk do te degjoni se Shtetet e Bashkuara favorizojne njeren nga keto dy alternativat", ka thene Berns. Nensekretari i Shtetit tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do te bllokojne cdo perpjekje te Kroacise dhe Serbise e Malit te Zi per t'iu afruar NATO-s, perderisa keto vende nuk i dorezojne te dyshuarit per krime te luftes.
Shtuar më 12/10/2005, ora 17:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori