Berluskoni: Shqiperia ne tetor do marre statusin e vendit kandidat
Albeu.com
Kryeministri Berisha dhe kryeministri italian Berluskoni kanë firmosur marrëveshje të përbashkëta mes dy vendeve. Në fjalën e tij Kryeministri italian Berluskoni theksoi se Italia do ta mbështesë Shqipërinë që në muajin tetor vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat në BE.
Ai shtoi se e garanton Shqipërinë në liberalizimin e vizave brenda këtij viti. Sipas tij duhet t'i jepet fund kontrasteve politike që bëhen për Ballkanin si një zonë e rrezikshme dhe shtoi se në takimet në Këshillin e Europës të gjithë vendet kanë vullnet që Ballkani të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Ndërkohë në lidhje me situatën politike në Shqipëri kryeministri Berluskoni i bëri thirrje opozitës të hyjë në Kuvend pasi dialogu politik bëhet vetëm brenda Parlamentit. Ai gjithashtu theksoi se duhet të respektohen palët dhe demokracia të jetë aktive.
Shtuar më 12/02/2010, ora 21:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori