Berlloku ngulfat Prishtinen
Albeu.com
Në kryeqytet, nuk mungon bërlloku asnjëherë, të cilin e gjen në çdo lagje dhe në çdo rrugë, duke u bërë kështu pjesë e përditshmërisë së banorëve të tij.Mjafton një ecje e shkurtër nëpër cilëndo nga rrugët e Prishtinës për të parë se mbeturinat gjenden gjithkund, madje edhe afër vendeve ku ushqehen njerëzit, kafebareve dhe restoranteve, afër barnatoreve, institucioneve qeveritare. Pos që autoritetet komunale nuk kanë punuar sa duhet që qyteti të jetë më i pastër, një pjesë të fajit për këtë gjendje e kanë edhe vetë qytetarët, të cilët edhe pse i dinë pasojat që sjell papastërtia, hedhin mbeturinat kudo. Banorët e pranojnë se nuk janë të kujdesshëm për mbajtjen e një ambienti të pastër, duke hedhur mbeturina vend e pa vend. Ndërsa prej tyre propozojnë që të formohet një njësi policore speciale, e cila do të merrte masa ndaj atyre që e ndotin ambientin. Zyrtarë të Prishtinës, kanë thënë se është hapur tenderi i ri për kompanitë që do të merren me mirëmbajtjen e kryeqytetit dhe javën e ardhshme pritet të shpallet fituesi. (ktv)
Shtuar më 11/04/2009, ora 19:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori