Berisha:Pavarësia e Kosovës do të sillte paqe dhe stabilitet në rajon
Albeu.com
"Pavarësia e Kosovës do të sillte paqe dhe stabilitet në rajon", ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ka kërkuar nga shumica shqiptare në Kosovë që të lejojë pakicën serbe të jetojë normalisht.Berisha ka sygjeruar se një amnisti nga Kuvendi i Kosovës "do të ishte një veprim që do t'i tregonte çdo serbi se mund të kthehet në Kosovë." "Jam për respektimin e të drejtave të serbëve të Kosovës ashtu si dhe mbroj qëndrimin se pavarësia është e vetmja zgjidhje që prodhon paqe dhe stabilitet", ka thënë Berisha. Më tej ai ka shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit e Kosovës, por asnjëherë nuk ka qenë paternalist. rfe
Shtuar më 07/01/2006, ora 12:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori