Ish- kryeministri Sali
Berisha ka bërë një denoncim të fortë këtë të premte nga ku ka deklaruar se rreth prëve të para të mëngjesit një person i
maskuar i ka hedhur triol dhe e ka qëlluar me breshëri automatiku, banesën e
veprimtarit të PD-së
Tonin Kolthi në Lezhë.
Berisha shkruan se Rama dhe Pjerin Ndreu do të përgjigjen personalisht për çdo akt kriminal e
terrorist ndaj kundërshtarëve politikë.
Akt
terrorist ndaj
veprimtarit te PD ne Lezhe!
Te dashur miq, sot ne ora 2 te mengjesit terroriste te
maskuar kane hedhur tritol dhe gjuajtur me bresheri automatiku drejt shtepise se
veprimtarit te PD,
Tonin Kolthi ne Spiten te Lezhes.
Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj Toninit, familjes se tij, banoreve te Spitenit denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal,
terrorist ndaj
veprimtarit te PD dhe paralajmeroj Edvin Mafine dhe Pirinin ishpolic bandit se do pergjigjeni personalisht per çdo akt kriminal
terrorist ndaj kundershtareve politik.
Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e maskave terroriste! sb
Doktor miremengjes,uroj te jeni mire me shendet ju dhe familja.Doja te te informoja:Sot ne oret e vona te nates rreth ore 2 pa 4 min ,persona te
maskuar kane terrorizuar familjen e sekretarit te seksionit
Tonin Kolthi ne fshatin Spiten te Lezhes,pasi kane gjuajtur me bresheri automatiku,po ashtu edhe kane hedhur lende plasese tritol ,ne oborr afer hyrjes se shtepise.
Duke terrorizuar ate vete dhe bashkeshorten e tij qe ndodheshin ne shtepi ne ato momente.Kamerat e sigurise kane filmuar te gjitha levizjet e dy personave te
maskuar(sapo ti kem ti dergoj).Tonini thote qe nuk kam konflikte personale me askend,ndaj mendohet qe e gjitha te kete ndodhur per arsye politike.Bashkangjitur fotot e shtepise se
Tonin Kolthit,dhe vendit ku ka shperthyer tritoli.Faleminderit.
Shtuar më 09/08/2019,
ora 15:11