Gjatë vizitës që zhvilloi sot në komunën Ishëm, Kryeministri
Berisha u ndal edhe në vendprehjen e eshtrave të piktorit të madh shqiptar, Ibrahim
Kodra, si një homazh nderimi për veprën e tij.
“Erdha sot të përulem me nderimin më të madh, para gjeniut të pikturës
shqiptare dhe një prej piktorëve më të mëdhenj të kohës së vet, Ibrahim
Kodra. Por, me këtë rast, gjithashtu lutja dhe urimi im: Zoti e shpëtoftë të majtën
shqiptare nga piktori i dështuar Edi
Rama! Shqipërinë e ka shpëtuar dhe do ta shpëtojë e djathta e bashkuar e saj.” u shpreh
Berisha./albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 13:36