Berisha: Zhbllokim lejeve të shfrytëzimit
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i vendit Sali Berisha theksoi se do të zhbllokohen lejet e shfrytëzimit. Sipas tij ky është një premtim i dhënë nga kryebashkiaku Lulzim Basha dhe ai do të bëhet realitet.

Berisha tha se do të zhbllokohen pallate, ndërtime që në total vlerën e detyrimeve të tyre kontribuojnë me 700- 800 milionë euro.

Atas janë bllokuar për shkak të burokracisë së bashkisë së mëparshme, por po të kihet parasysh efekti kolateral leverdia është dhjetëra herë më e madhe, shtoi kryeministri.

Ndër të tjera ai u kërkoi ministrave që të gjitha pronat e pakthyera në të gjitha bashkitë e vendit nga Konsipoli deri në Bajram Curr duhet të kthehen me urgjencë. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2011, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori