Berisha: Zgjidhje kushtetuese
Albeu.com
Kryeministri shqiptar Sali Berisha për herë të parë të hënën shprehu qëndrimin e tij ndaj grevës së urisë së deputetëve dhe përkrahësve të opozitës që filloi të premten në mbrëmje.
Ai la të kuptohej se qeveria nuk do të tërhiqej nga qëndrimi i deritanishëm.

Zoti Berisha tha se rruga e vetme për të zgjidhur pretendimet e opozitës ishte Gjykata Kushtetuese.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri tha se kishte dhënë udhëzime që të jepej kujdesi i nevojshëm shëndetësor për grevistët e urisë.

Lidhur me bllokimin e bulevardit kryesor të Tiranës, zoti Berisha u shpreh se po veprohet në kundërshtim me kodin penal.

Por, ai tha se shpresonte se opozita do ta rishikonte qëndrimin e saj.
Shtuar më 03/05/2010, ora 21:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori