Kryeministri Berisha ka inaguaruar sot rrugėn Ura e Mesit-Prekal, nė Postribė tė Shkodrės. Nė fjalėn e tij,
kryeministri Berisha ka sulmuar opozitėn se po ofron modelin
Marksist pėr shqiptarėt ndėrsa u shpreh optimist se zgjedhjet e reja do tė jenė njė sukses i radhės pėr mazhorancėn.
Sipas kreut tė qeverisė, Shqipėria i shpėrtoi krizės ekonomike globale falė modelit tė suksesshėm tė ndėrmarrė nga qeveria.
Shqipėria e ndjehu krizėn botėrore ekonomike por nuk u zhyt nė kėtė krizė. Modeli ynė ekonomik i suksesshėm pasi ndoqėm modelin e taksave tė ulta ndėrsa modeli tjetėr qė ofrohet ėshtė ai
Marksist qė i bėri tė vuajnė shqiptarėt. Ne po shkojmė drejt njė fushate elektorale e cila ėshtė suksesi i radhės pasi ne investojmė ndėrsa ata kanė vizionin e bllokimit theksoi
Berisha.
Gjithashtu kreu i qeverisė theksoi se rruga Ura e Mesit-Prekal, nė Postribė tė Shkodrės do tė lehtėsojė transportin e prodhimeve bujqėsore si dhe do tė ndikojė dhe nė pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės sė banorėve tė kėsaj zone.
"Kėto investime kanė si qėllim hapjen e vendeve tė reja tė punės. Po ndėrtojmė rrugė nė tė 4 anėt e vendit ndėrsa ia dolėm tė ndezim garėn pėrndėrtimin e HEC-ve", shtoi
kryeministri.
Nga kjo rrugė pėrfitojnė edhe banorėt e komunave Pult, Shosh, Shale tė cilėt e pėrdorin atė pėr t`u lidhur me qytetin e Shkodrės.
Segmenti rrugor Ura e Mesit Prekal ėshtė i gjatė 15.4 km dhe shtrihet pėrgjatė luginės sė lumit Kir. Kjo rrugė fillon nė Urėn e Mesit dhe pėrfundon nė fshatin Prekal.
Rikonstruksioni i saj do tė krijojė mundėsi aksesi mė tė shpejtė drejt parkut kombėtar tė Thethit, si dhe do tė nxisė zhvillimin e turizmit malor tė zonės.
Rruga e rikonstruktuar ėshtė e pajisur gjithashtu me sinjalistikėn e duhur vertikale dhe horizontale, mure mbajtėse, mbrojtje metalike nė tė gjitha pjesėt e rrezikshme tė saj, veprat e artit. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012,
ora 09:46