Berisha zbulon "pazarin" mes Ramës e Vuçiç: Injoroi Kosovën për hapjen e negociatave
"Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine"

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me Samitin e dytë të ashtuquajtur “Mini-Shengen Ballkanik” mes Vuçiç, Ramës dhe Zaev ku këta dy të fundit i ka quajtur edhe vasalë të Presidentit serb.

Sipas Berishës, Vuçiç në Nish kishte rënë dakord me Ramën për përjashtimin e Kosovës nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi pranë Elize-se për çbllokimin nga Franca të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Reagimi i plotë:

Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit ne krijimin e Jugosllavise se Re me ndihmen e Zografit Bis!

Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito – Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise. Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine.

Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.

Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re. sb
Shtuar më 09/11/2019, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori