Berisha zbulon cilat dosje sekrete u vodhën në Prokurorinë Durrësit
Ish kryeministri Berisha ka zbuluar sipas tij cilat dosje janë vjedhur në Prokurinë e Durrësit.

Sipas Berishës vjedhja e dosjeve është bërë me urdhër nga kryeministri Edi Rama dhe mes dosjeve të vjedhura ëshët ajo e 613 kg kokainë.

Postimi i plotë i Berishës

Vjedhja e serverave te prokurorise, veper kriminale e Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, dje u vodh ne prokurorine e Durresit serveri i dosjeve me te medha te krimit te organizuar, nder me te fuqishmit ne Europe! Nje jave me pare u rrembye si rastesisht posta e dosjeve qe transferoheshin nga Tirana ne kete prokurori!

Seriali i rrembimit dhe vjedhjeve te paprecedent te dosjeve me te renda dhe serverit te tyre ne prokurorine e Durresit eshte deshmi tjeter e degjenerimit te narkoshtetit ne Shqiperi. Vjedhja e serverit te prokurorise ndofta nuk u realizua nga te njejtit njerez qe vodhen serverin e tatimeve me 20 milione deklarata tatimore te qytetareve shqiptare por u realizua me urdherin e te njejtit kryebandit qe perdor krimin kunder ligjit, pra me urdher te Edi Rames.

Nder dosjet e vjedhura me serverin e prokurorise eshte dosja famoze e 613 kg kokaine, qindra faqe te te ciles deshmonin se pritesi i saj ishte klani Rama, ishte dosja e Spitalles e Olsit dhe kompanise fantazme te parkut industrial, ishin regjistrimet e bisedave te Gjushit me balozet e zi te medhenj te krimit dhe droges ne Shqiperi dhe rajon, ishin pergjimet ambientale por edhe informimet qe Edi Rama i bente Gjushit se ai eshte ne pergjim te trefishte, ishte dosja famoze e tokave.

Ne server ishin te gjithe dokumentat e botes se krimit qe fundosnin Edvinin dhe rrethin e tij me te ngushte. Vjedhja e dyte ne harkun kohor nje javor nga bandat e Kryeprokurorit dhe kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama, qe deshmon menyren qe ai ka zgjedhur per te mbrojtur krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me krimin, eshte nje dryn i ri ne mbylljen e dyerve per hapjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian! sb /albeu.com/


Shtuar më 25/05/2018, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori