Kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen e qeverisë paraditen e së premtes ka falenderuar qytetarët të cilët i besuan dhe votuan mazhorancën.
Berisha ka theksuar se
qeveria do të konvertojë mbështetjen e qytetareve me
projekte të mëdha, me rritjen e rrogave dhe pensioneve, me investimet në infrastrukturë, shëndetësi,
arsim si dhe në integrimin evropian.
Berisha theksoi se
qeveria të cilën ai drejton do të arrijë projektin “Shqipëria kopshti më i bukur i Europës”. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2011,
ora 11:15