Kryeministri Sali
Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi
Rama se përmes një qëndrimi bllokues nuk pranon heqjen e
imunitetit duke bllokuar kështu edhe marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë.Këto deklarata kreu i mazhorancës i ka bërë gjatë takimit me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës Luca
Volonte, të cilit i bëri se edhe pse mazhoranca i ka pranuar të gjitha kërkesat e opozitës për heqjen e
imunitetit, kreu i PS-së është shprehur se nuk do ta votojë ligjin në Parlament.
"Ai për më shumë se 5 vjet e bllokoi heqjen e
imunitetit duke kërkuar që kjo heqje të bëhet nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Kur ne pranuam heqjen e
imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës dhe dorëzuam në Parlament projektin e pregatitur nga KE dhe Euralius, z
Rama nuk pranoi të votojë atë por kërkoi të votohet projekti i Partise Socialiste, i cili nuk lejonte arrestimin dhe kontrollin e banesës se deputetit pa miratimin e Parlamentit. Kur ne pranuam kërkesat e tij,
zoti Rama përsëri deklaroi se nuk do të lejonte grupin të votonte me date 6 gusht heqjen apo kufizimin e
imunitetit megjithse kjo datë eshte caktuar më datën 12 korrik si datë për votimin e heqjes së
imunitetit me miratimin unanim të Parlamentit", deklaroi kryeministri
Berisha.
Nga ana e tij,
Zoti Volonte u shpreh se ky bllokim nga
Zoti Rama i procesit të statusit është tejet i dëmshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Zoti Volonte theksoi se
zoti Rama në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e
imunitetit sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtarëve të saj kurse tani rezulton se është ai dhe opozita që duke bllokuar heqjen e
imunitetit mbrojnë korrupsionin dhe bllokojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria.
Luca
Volonte në këtë takim vlerësoi lart qëndrimin parimor të mazhorancës për heqjen e
imunitetit dhe përgëzoi kryeministrin
Berisha për kompromiset e tij për të arritur në një projekt të përbashkët për këtë çështje me një rëndësi kapitale për vendin. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012,
ora 14:34