Berisha vlerëson kontributin e Ahmet Zogut
Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar kontributin e Mbretit Zog I në ndërtimin e shtetit shqiptar. Duke folur pas homazheve ne Pallatin e Brigadave, Berisha ka theksuar se te vertetat i duhen lene historianeve per te bere vleresimin e figurave historike.


“Koicidencë e mrekullueshme që ai kthehet sot në dheun e tij në ditën e clirimit të Tiranës. Tiranë kryeqytet është vepër e këtij burri që nga Lushnja deri në Tiranë e cau me pushkë dhe bëri që qeveria e dalë nga kongresi i Lushnjes të përzgjedhë kryeqytet Tiranën. Ahmet Zogu nderohet sot nga të gjithë shqiptarët për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin që dha në ndërtimin e tij që nga koha e Skënderbeut, ai do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e jashtëzakonshëm, në zhvillimin e vokacionit perëndimor të shoqërisë shqiptare, mbreti bëri përpjekje të jashtëzakonshme për zhvillimin e infrastrukturën e një vendi të prapambetur, arsimit, kulturës, bujqësisë, biznesit dhe konturoi diplomacinë shqiptare”- tha Berisha, pas homazheve të bëra në Pallatin e Brigadave. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2012, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori