Berisha viziton familjen Mustafa
Albeu.com
Kryeministri Berisha ka vizituar sot familjet e viktimave të aksidentit fatal në aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën 14 persona. Berisha vizitoi sot familjen Mustafa në Gjegjan dhe familjen Marku në Shkozë.
Në vizitën në familjen Mustafa kryeministri ka theksuar se ai shpreh jo vetëm ngushëmillmet e tij personale por ngushëllimet e të gjithë shqiptarëve për këtë dhimbje të madhe që ka prekur rëndë këtë familje.

Gjithashtu kryeministri Berisha në vizitën e tij në familjen Marku në fshatin Shkozë e cila humbi dy nga pjestarët e saj në aksidentin e së shtunës në Fushë Arrëz është shprehur se kjo është një ditë e zezë për të gjithë.

"Kjo është dita më e zezë e jetës. Keni përjetuar një ditë të rëndë por këtë dramë e ndani me të gjithë shqiptarët" iu është drejtuar kryeministri familjes Marku.

Familja Mustafa ka shënuar edhe humbjen më të madhe nga ky aksident, pasi prej saj janë shënuar disa viktima, si Lavdie Mustafa, 41 vjeç, Edona Mustafa, 12 vjeç dhe Adem Mustafa, 52 vjeç, ndërsa Raisa, Mirsad 4 vjeç dhe Armand Mustafa 8 vjeç gjenden të plagosur në mjediset e Spitalit Ushtarak.

Ndërsa familja Marku ka humbur dy pjestarë të familjes së saj dhe përkatësisht Arsen Marku, rreth 8 vjeç dhe Alma Marku 33 vjeç.

Ndërkohë drejt Fushë Arrëzit janë nisur deputetët socialistë Ilir Beqja, Astrit Beci, Gjok Jaku dhe Ndue Kola për të qenë të pranishëm gjatë ceremonisë mortore të familjes Mustafa.
Shtuar më 18/07/2010, ora 13:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori