Berisha viziton familjet Hajdari e Hoxha
Kryeministri i vendit Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij kanë vizituar ditën e sotme familjen e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari dhe të Dëshmorit të Atdheut Idriz hoxha.

Kryeministri Berisha, në një bisedë të ngrohtë me bashkëshorten e fëmijët e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të Lëvizjes së Dhjetorit ’90-të dhe rolin vendimtar të Azem Hajdarit në të.

Më pas, Kryeministri vizitoi familjen e Dëshmorit të Atdheut Idriz Hoxha, Komandat-pilot i Regjimentit të Bazës Ajrore të Rinasit, i rënë në krye të detyrës.

Në këto vizita ishin të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit, Ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Prefekti i Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori