Berisha viziton Brukselin
Albeu.com
Pas vizitës së komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oli Rehn në Tiranë, do të jetë kreu i qeverisë së Shqipërisë ai që do të vizitojë Brukselin, ku do të diskutojë mbi reformat e realizuara deri më sot nga qeveria dhe prioritetet e saj. Në agjendën e vizitës së kryeministrit është përfshirë një takim me Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, si dhe me përfaqësuesin e posacëm të BE për politikën e jashtme dhe sigurinë Havier Solana, komisionerin e Zgjerimit Olli Rehn, komisionerin e Çështjeve te Sigurisë Fratini dhe numrin një NATO-s Shefer.
Shtuar më 29/11/2005, ora 17:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori