Berisha vizitë në muzeun Willson, nderohet me çmimin e Mirënjohjes
Shtëpia Muze e Presidentit Woodrow Wilson, i vetmi muze presidencial në Uashington, në bashkëpunim me Komisionin Federal për Trashëgiminë Kulturore dhe me Ambasadën shqiptare në SHBA, dhanë mbrëmë një pritje për Kryeministrin Sali Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij zonja Liri Berisha.


Ky aktivitet ishte një takim kulturor për të ritheksuar lidhjet historike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Te pranishëm ishin zyrtarë amerikanë, përfaqësues të të Komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues institucionesh, fondacionesh, organizatash jo qeveritare e diplomatë, studentë shqiptarë, miq e dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Midis të pranishmëve ishin edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Sigurinë Ndërkombëtare Thomas Countryman, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në zyrën për Europën dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit Philip Reeker, ambasadori amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu.


Me rastin e kësaj vizite te Kryeministrit, Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane Jashtë i akordoi Kryeministrit Berisha medaljen e Mirënjohjes “The Cultural Pluralism Award”, i cili iu dorëzua Kryeministrit nga Kryetari i tij Warren Miller. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori