Berisha: Vendi ka nevojë për fermerë
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha tha sot se Qeveria shqiptare do të mbështesë zhvillimin e kërkimit shkencor në bujqësi si një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit.

Gjatë përurimit të serës së re të Universitetit Bujqësor të Kamzës shefi i qeverisë tha se Shqipëria ka nevojë për fermerë të kualifikuar në mënyrë që ata të kontribuojnë për zhvillimin e prodhimis vendas.

Qeveria do të investojë për krijimin dhe organizimin e shkollave bujqësore duke investuar në departamente, fakultete pasi sipas tij vendi ka nevojë për fermerin e shkolluar”, theksoi Berisha.

Ai theksoi se pas realizimit të projektit për prodhimin e ullinjve qeveria do të ndërmarrë një tjetër projekt atë të mbjelljes së drurëve frutorë.
Berisha konfirmoi se projekti i mbjelljes së 30 milionë drurëve frutorë, shegë, do të jetë projekti i dytë më i madh i ndërmarrë nga qeveria për zhvillimin e ekonomisë së vendit. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori