Berisha: Vdekja e Kumes, krim i shteteror i autoriteteve greke
Nje krim i shemtuar shteteror i autoriteteve policore greke e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha vdekjen e të burgosurit shqiptar në burgun grek si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët grekë. Berisha i bëri thirrje autoriteteve greke te hetojne me transparence dhe paanesi te plote dhe te ndeshkojne autoret dhe urdherdhenesit e ketij krimi shteteror dhe te garantojne te drejtat e te burgosurve pa diskriminim.

"Nje lajm trondites vjen nga burgjet e Greqise. Gardianet greke kane torturuar, masakruar dhe i kane marre jeten shtetasit shqiptar Kudret Kume, alias Ilir Kareli, pasi ky i fundit kishte vrare nje gardian ne burgun ku vuante denimin. Duke denuar me ashpersi vrasjen e gardianit grek ne detyre dhe shprehur ngushellimet e sinqerta familjes se tij, une gjithashtu i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se Kudret Kumes dhe denoj me indinjate te thelle krimin e shemtuar shteteror te vrasjes me tortura çnjerezore te shtetasit shqiptar ne qeline ku ai vuante denimin." shkruan Berisha në Facebook.

Sipas deputetit demokrat, ky akt i rende kriminal nuk eshte i izoluar, por eshte nje nder krimet e radhes qe kryhet ndaj emigranteve shqiptare në burgjet greke.

"Akte te tilla çnjerezore jane deshmi e problemeve serioze me te cilat perballen emigrantet shqiptare dhe jane shprehje e albanofobise qe ushqejne ne vendin fqinj qarqe te caktuara politike, mediatike, zyrtare e jo zyrtare." shprehet Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2014, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori