Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Berisha: Varreza masive ne Dajt, 19 personat i ekzekutoi regjimi komunist
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka folur për zbulimin e varrezës masive në Dajt, duke e konsideruar si një ngjarje shumë të dhimbshme. Krue i qeverisë tha se 19 personat janë ekzekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës."Janë gjetur trupat e 19 të ekzekutuarve. Nuk dihet koha. Janë këto të grupit të deputetëve, të ekzekutar pa gjyq, apo ngjarjeve të ambasadave, këtë do ta thonë analizat", theksoi ia. Sipas Berishës është e sigurt se ata janë ekzekutuar me një plumb pas koke. Kryeministri pohoi se pas analizave të AND-së do identifikohen viktimat.

Berisha tha se edhe pse ligji i lustracionit në konflikt të plotë u hodh poshte, demokracia mbi varre nuk mund të flerë. Kreu i qeverisë ka kërkuar ngritjen e Institutit të Kujtesës , të ngjashëm me institutin çek, që synon të zbardhë të vërtetën e barbarive të regjimit komunist. "Instituti ka të drejtën e dërgimit në Prokurori të materialeve që faktojnë krime të rënda, por s'ka të drejtë të ketë seksione prokurorie e gjykate", shtoi ai. Sipas kreut të qeverisë, Instituti me të vërtetat që do u japë shqiptarëve, mund të japë kontribut në ndarjen e shoqërisë shqiptare nga diktatura.

Ndër të tjera, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Berisha ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka nisur vitin me një "start të paprecedentë". Ai tha se në janar të 2010-ës janë rritur ndjeshëm eksportet në krahasim me 2009-ën.
Shtuar më 08/02/2010, ora 20:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori