Berisha: Urrejtja e Ramës nuk kursen as Nënë Terezën (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Urrejtja e Edi Rames nuk kursen as Nene Terezen pas vdekjes. Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook duke bërë përgjegjës kreun e qeverisë për atë që ai e quan përdhosjen e statujës së Nënë Terezës e cila ndodhej në Aeroportin e Rinasit.

"Te dashur miq, sot mediat paraqesin foto te shtatores se Nene Terezes te perplasur e te demtuar rende ne oborrin e nje shtepie private qe te kujtojne fotot e shtatores se diktatorit Enver Hoxha me 20 shkurt. Keto pamje te shemtuara qe po qarkullojne boten jane deshmi e urrejtjes se trasheguar te Edvin Kristaq Rames ndaj shenjtores se gjalle te shqiptareve, per te cilen eterit shpirteror te Rames nuk lane epitet pa perdorur.
Ne rrethe te aferta dihet urrejtja dhe perçmimi i Edi Rames, shprehur ne menyre te perseritur, per NeneTerezen dhe etiketimet e tij te ulta ndaj saj, por profanimi i shtatores eshte nje skandal i paimagjinueshem, kryekeput antikombetar qe nuk ka ndodhur ne kalifatin e Al Bagdatit por ne Shqiperi ne dheun e Nene Terezes, ne regjimin e neo-bllokmenve me ne krye Edi Ramen.Zyrtarisht, pa dhene asnje motiv, eshte njoftuar se shtatorja e Nene Terezes qe ndodhet tek ndertesa e Universitetit do te zhvendoset tek Aeroporti. Por perdhosja e shtatores qe ndodhej tek Aeroporti eshte veper makaber e qeverise Rama - Meta. " shkruan Berisha.

Sipas tij shtatorja qe u vendos tek aeroporti, qe mba emrin Nene Tereza, eshte veper e njerit prej skulptoreve me te medhenj shqiptar, Luan Mulliqi, miniaturen e te ciles, Berisha ia kishte dhuruar Papa Benediktit te 16-te. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori