Berisha uron Thaçin për fitoren në krye të PDK
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i telefonoi sot Kryeministrit të Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit i përcolli urime të përzemërta me rastin e rizgjedhjes në krye të PDK-së në Kongresin e kësaj partie të zhvilluar të dielën.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Thaçi vendosmërinë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, si dhe besimin që problematika aktuale në Kosovë do të zgjidhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Shtuar më 25/10/2010, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori