Berisha uron studentët: Shqipëria e dijes, vepra juaj e ardhshme
Nesër fillon viti i ri akademik 2013-2014 ku mbi 162 mijë studentë të rinj do të ulen në auditorët e universiteve të vendit, privatë apo publik. Me këtë rast, ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka dashur të urojë të gjithë studentët e vendit duke u shprehur se Shqipëria e dijes do të jetë vepra e tyre e ardhshme.

Por Berisha nuk ka harruar të kujtojë edhe investimet e qeverisë së tij në sektorin e arsimit.

"NESËR, DITA E PARË E MËSIMIT NË UNIVERSITETET E VENDIT!

dashur miq, nesër mbi 162 mijë studente e studentë së bashku, me mbi 10 mijë pedagogë, nisin vitin e ri mësimor në të gjitha universitetet publike dhe private të vendit. Nga viti 2005 në vitin 2013 numëri i studentëve, investimet në arsimin universitar, u rritën mbi tre herë. Ndaj dhe të dashur miq le tu përcjellim ne atyre urimet tona më të mira për suksese gjithnjë e më të mëdha në këtë vit akademik. Shqipëria e dijes do të jetë vepra e tyre e ardhëshme. Suksese!!! sb", shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori