Berisha uron presidentin Obama
Albeu.com
Kryeministri Berisha ka uruar sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotin Barak Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë “Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin dhe ...... kënaqësinë e veçantë, që, në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tim, t’Ju përcjell Juve dhe, nëpërmjet Jush, gjithë popullit amerikan përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për lumturinë e begatinë e kombit Tuaj të madh e mik të shqiptarëve. Në këtë ditë të shënuar për vendin dhe kombin Tuaj, ndihemi të lumtur që marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet dy vendeve e popujve tanë miq kanë njohur vetëm zhvillime pozitive dhe janë më të mira se kurrë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin në NATO përbën një demonstrim të shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ngushtë e të frytshëm ndërmjet të dyja vendeve. Me këtë rast, më lejoni t’Ju siguroj për vendosmërinë e palëkundur dhe për vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare, për të zhvilluar më tej këtë bashkëpunim e partneritet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe në të mirë të paqes, të stabilitetit e të përparimit kudo në botë. Po ashtu, gjej rastin të ripohoj vendosmërinë e palëkundshme të Shqipërisë për të vazhduar të kontribuojë në luftën globale kundër terrorizmit” thuhet në mesazhin e urimit të kryeministrit Berisha.
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori