Berisha uron ortodoksët për Pashkët
Kryeministri Sali Berisha ka uruar sot të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Pas vizitës së zhvilluar në kishën ortodokse kryeministri u shpreh se asnjë komb nuk pati fatin të izolohej nga besimet ndërsa tashmë shqiptarët janë të lirë të besojnë në fenë e tyre.

“Këtë ditë dua të përcjell urimin tim për të gjithë besimtarët ortodoksë. Uroj shumë gëzime dhe mbarësi në këtë ditë të veçante uroj që pashka tjetër të na gjejë edhe më mirë. Sëbashku ta festojmë në katedralen e re. Por ne si shqiptarë kemi motive më të mëdha se çdo komb tjetër që ti lutemi Zotit sepse jemi kombi i ri. Asnjë komb nuk pati fatin tonë të izolohej nga besimet. Pra këto 20 vite janë vitë të rilindjes së shqiptarëve dhe besimeve të tyre. Shqiptarët kanë një tjetër motiv për të besuar. Këtë vit kemi një motiv të madh atë të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në duhet të përulemi ndaj klerit ortodoks në njohjen e shtetit të pavarur", u shpreh Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori