Berisha uron nxënësit e mësuesit për vitin e ri shkollor
Ish-kryeministri Sali Berisha uron nxënësit dhe mësuesit për diten e parë të shkollës. Përmes Facebook, Berisha një urim të veçantë i dërgon nxënësve të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.


“Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë femijë, te reja e të rinj. Le t’u urojmë ne së pari vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe të gjithë nxënësve e nxënëseve një vit shkollor të mbarë, plot shëndet, mbarësi dhe suksese në mësime. Përshëndetje të përzemërta dhe admirimin tonë mësueseve dhe mësuesëve tanë, misionarëve fisnik të dijes dhe edukimit të femijeve tanë si dhe të gjithë prindërve që përcjellin sot fëmijët e tyre në shkolla. Urime!!” shkruan Berisha
Shtuar më 16/09/2013, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori