Berisha uron liderin e PDK-se Hashim Thaci
Albeu.com
Kryeministri Berisha ka uruar sot liderin e PDK Hashim Thaci per për fitoren që Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e tij arriti në zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë.Kryeministri Berisha, gjatë nje bisede telefonike, theksoi se qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, vlerësuan alternativën e Partisë Demikratike të Kosovës si alternativën më të mirë. Më tej Kryeministri Berisha shprehu dëshirën që të takohet sa më afër me z.Thaçi. Nderkaq Thaci konfirmoi gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të ngushtë dhe një takim të afërt me Kryeministrin Sali Berisha.
Shtuar më 18/11/2007, ora 20:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori