Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Berisha uron Kryeministrin Thaci per pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dërguar një letër urimi Kryeministrit të Kosovës, zotit Hashim Thaçi, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
"Kremtimi i përvjetorit të dytë të ngjarjes me rëndësi historike për mbarë kombin, Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më jep rastin e lumtur, që, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, t'ju përcjell ju dhe, nëpërmjet jush, të gjithë popullit të Kosovës përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të mira e vëllazërore për përparimin e vazhdueshëm të shtetit më të ri të Europës, të lirë e demokratike, dhe për begatinë e qytetarëve të saj" thuhet në mesazhin e urimit të kryeministrit Berisha .
Më tej Berisha thekson se 17 shkurti i vitit 2008 shënoi kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të shqiptarëve në Kosovë për liri e dinjitet.
"Sot, Kosova e re, e lirë dhe e pavarur, rrezaton paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon e më gjerë. Arritjet e mrekullueshme të këtyre dy viteve për ndërtimin e një shoqërie të lirë, ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, pavarësisht nga përkatësia etnike, për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe për forcimin e zbatimin e ligjit dëshmojnë qartë se çfarë është në gjendje të bëjë një popull, që beson në lirinë dhe vlerat e veta. Kosova është shndërruar sot në faktor paqeje e stabiliteti në rajon" shkruan Berisha në mesazhin e urimit të homologut kosovar.
Shtuar më 17/02/2010, ora 16:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori