Berisha uron ambasadoren franceze për detyrën e re
Kryeministri Berisha ka pritur gjatë ditës së hënë në një takim ambasadoren e re të Republikës së Francës në Tiranë Christine Moro. Ambasadorja e re i ka percjellë edhe përshëndetjet e bëra nga Presidenti Sarkozy, si dhe vlerësimin e qeverisë franceze për rolin që Shqipëria luan në kuadër të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ambasadorja e sapo emëruar ka shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e ofruar nga qeveria e saj në një numër fushash të bashkëpunimit bilateral dhe në kuadër të integrimit evropian nëpërmjet dhënies së asistencës dhe ekspertizës si në fushën e bashkëpunimit parlamentar, formimin dhe konsolidimin e administratës publike, në fushën e mbrojtjes, rendit publik, frankofonisë etj.

Ndërkohë që Kryeministri Berisha falënderoi ambasadoren Christine Moro dhe qeverinë e saj, duke u shprehur se ajo ishte shumë e rëndësishme për venndin tonë.

Gjatë takimit Kryeministri e siguroi ambasadoren se integrimi evropian mbetet projekti më i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, si dhe për angazhimin e saj në çuarjen përpara të reformave në këtë drejtim.
Nga bashkëbiseduesit u diskutua edhe mbi situatën bllokuese të krijuar në dy vitet e fundit nga opozita dhe shprehu angazhimin e qeverisë për vazhdimin e reformave pavarësisht kësaj situate. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori