Kryeministri Sali
Berisha tha sot se qeveria do të mbështesë Komunitetin
Mysliman të Shqipërisë për hapjen e një universiteti të shkencave islame si dhe për ndërtimin e objekteve të kultit. Kryetari i
Komunitetit Mysliman Shqipar, Selim Muça, u prit në një
takim pune sot nga kryeministri Sali
Berisha në selinë e Qeverisë.
Në
takim iu kushtua rëndësi premtimit për ndërtimin e një xhamie në Tiranë është bërë edhe 5 vjet më parë nga Bashkia e Tiranës. Kryeministria në deklaratën e saj mbi këtë
takim akuzon kreun e bashkisë së Tiranës Edi Rama se nuk ka dashur të ndërtojë xhaminë.
“Z. Muça e njohu Kryeministrin me zhvillimet e fundit institucionale brenda
komunitetit, si dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë për çeljen e një universiteti. Kryetari i
Komunitetit Mysliman Shqiptar e njohu gjithashtu Kryeministrin me nismën për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë, por, duke shprehur skepticizmin e
komunitetit për realizimin e këtij projekti, Z. Muça kërkoi mbështetjen e Kryeministrit për realizimin e një xhamie në Tiranë”, njofton qeveria.
Sipas saj, kryeministri
Berisha, duke bërë të qartë qëndrimin institucional ndaj
komunitetit Mysliman, siguroi kryetarin e këtij komuniteti për mbështetjen që qeveria shqiptare i jep dhe do t’i japë këtij komuniteti si në çeljen e universitetit, ashtu dhe në ndërtimin e objekteve të kultit.
Shtuar më 30/11/2010,
ora 21:27