Berisha: Topi pergjegjes per tryezen por kutite nuk hapen
Albeu.com
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ia ka faturuar presidentit Topi pergjegjesine e tryezes qe pritet te mbahet mes qeverise dhe opozites, me qellim nxjerrjen e vendit nga kriza politike.Duke folur ne nje interviste per Top Channel, Berisha eshte shprehur se mazhoranca e tij eshte e gatshme te zbatoje pike per pike rezoluten e Asamblese Parlamentare te KiE.

“Ai eshte njeriu qe duhet te paraqese axhenden, por eshte e qarte si kristali se teme eshte hyrja e opozites ne Parlament. Sot ekziston nje dokument ligjor per qeverine dhe opoziten, rezoluta e KiE, qe ne do ta zbatojme pike per pike. Zoti Rama shprehet shume i entuziazmuar nga rezoluta dhe nese ky entuziazem eshte i vertete, ajo per ne eshte plotesisht e pranueshme. Ajo perben nje baze te shkelqyer”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverise ka nenvizuar se eshte i gatshem t’i lejoje opozites hetimin e zgjedhjeve, por pa hapjen e kutive, pasi sipas tij kete gje nuk e lejojne gjykatat.

Sipas Berishes, kryetari i PS Edi Rama ka pranuar numerimin e votave te 28 qershorit dhe per pasoje nuk mund te kerkoje rinumerimin.

“Ndarja e pushteteve eshte nje nga parimet themelore te cdo demokracie. Nuk jam une ai qe pengoj, ne menyre kategorike, hapjen apo mos hapjen e kutive. Ketu jane parimet themelore te nje shoqerie te lire, Kushtetuta dhe ligjet. Kam propozuar qe cdo prove qe zoti Rama disponon t’ia dorezoje prokurorise. Por as une e as ai nuk mund te marrim atribute te prokurorit. Nuk ka njeri te lire ne bote qe te thote se mund te numerohen votat. Une nuk e kundershtoj per asgje tjeter pervec asaj qe eshte e pamundur, asaj gjeje qe e kane vendosur gjykatat. Ato kane vendosur se nuk ka rinumerim nese pranohet numerimi”, ka pohuar Berisha, i cili i ka bere edhe oferten e tij Partise Socialiste.

“Une i ofroj zotit Rama te marre te gjitha amendamentet dhe ceshtjet e OSBE/ODIHR dhe t’i pergatise ai vete. Eshte presidenti qe e ka bere disa here kete deklarate, ai e ka pershendetur disa here kete deklarate dhe ketij detyrimi nuk mund t’i kundervihet askush”, eshte shprehur Berisha.

Kryeministri ka dhene garanci per kontributin e tij per zgjidhjen e situates, por ka theksuar se nuk mban asnje pergjegjesi ne rast deshtimi.

“Une jam gati te jap kontributin tim ne tryeze. Se si ajo do te shkoje i takon atij qe organizon tryezen. Une shkoj me frymen per t’iu pergjigjur pike per pike rezolutes se KiE. Socialistet e kane ngritur ate ne qiell, le ta bejme realitet”, ka nenvizuar Berisha.

I pyetur per marredheniet e tij me presidentin e Republikes, ne vecanti nese do t’i besonte drejtimit te tij, Berisha ka lene te kuptohet se nuk ka asnje problem.

“Une po takohem edhe me Edi Ramen, kot ma beni kete pyetje. Une po shkoj te takoj Edi Ramen, cfare mund te them, se nuk do takoj Bamir Topin? Une do takoj Ramen dhe nuk mund te kem qellime te tjera vec takimit”, ka deklaruar Berisha.

Duke rikonfirmuar qendrimin e tij kunder hapjes se kutive, kryeministri ka theksuar se nje gje e tille nuk eshte kerkuar as nga ambasadoret ne takimet e zhvilluara ne ditet e fundit.

“Nuk ka ambasador, apo personalitet qe deri me sot ne zyren time te me kete paraqitur kerkese per hapje kutish. Kete jua them me pergjegjesine me te plote”, ka garantuar Berisha.

Ai ka shprehur vullnetin e tij per zgjidhjen e krizes, si dhe deshiren per te pasur deputetet e opozites ne Parlament, ne vecanti tani qe po u afrohet skadimi i mandatit, gje qe sipas kryeministrit do te ishte e paprecedent.

Persa i perket protestave, kreu i qeverise ka nenvizuar se opozita eshte e lire t’i zhvilloje ato, duke theksuar se nuk perbejne asnje lloj presioni per te.

“Nuk ka njeri me te interesuar se une qe ata te zene vendin ne Parlament. Do te ishte shume deshperuese nese opozita tejkalon afatet kushtetuese sepse do t’i krijonte nje sfide Kushtetutes qe s’e ka bere njeri. Ajo mund te protestoje, por vetem protesta s’me ben presion mua. Absolutisht. Por jam thellesisht i interesuar t’i shoh ata ne Parlament”, ka deklaruar Berisha.

Lideri i mazhorances ka bere te ditur se mirepret delegacionin evropian qe pritet te mberrije se shpejti ne Shqiperi, duke garantuar se eshte i gatshem te zbatoje rezoluten e KiE. Ai ka deklaruar gjithashtu se ceshtja qe shtrohet nuk eshte hapja e kutive, por zbatimi i vendimeve te gjykates.

“Kushdo qe ka ardhur per te kontribuar une i kam mirepritur. I mirepres me kenaqesi ata dhe i garantoj se ate rezolute jam i gatshem ta miratoj pike per pike. Rezoluta eshte kristal i qarte. Nuk merret ceshtja hapen apo s’hapen kutite. Nuk eshte kutia si e tille, eshte vendimi i gjykates qe politikisht nuk mund te trajtohet”, ka pohuar Berisha.

Me tej ai ka hedhur poshte cdo mundesi per zgjedhje te parakohshme, duke u shprehur i bindur se qeverisja e tij me koalicionin e formuar me LSI do te funksionoje te pakten deri ne vitin 2013.

“Me kapni ne befasi per te thene numrin e sakte te diteve ... deri me 28 qershor 2013. E diela e fundit e qershorit te 2013-es do te jete dita kur do te mbahen zgjedhjet. Kjo mazhorance po funksionon me nje optimizem te pashoq”, ka shtuar Berisha. (tch)
Shtuar më 05/02/2010, ora 03:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori