Berisha, Topalli dhe Mediu mungojnë në ceremoninë e organizuar nga presidenti Moisiu
Albeu.com
Moisiu ka organizuar një ceremoni të veçantë për të gjithë përfaqësuesit e të vendeve anëtare të NATO’s që morën pjesë në këtë aktivitet. Gjatë ceremonisë së pritjes kanë munguar tre autoritetet e larta te vendit Berisha, Topalli dhe Mediu.Programet që kanë patur gjatë ditës kanë penguar pjesëmarrjen e kryeministrit Sali Berisha, kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe Ministrit të Mrojtjes Fatmir Mediu në seminarin e organizuar nga presidenti i Republikës Alfred Moisiu për nder të pjesëmarrësve në seminarin e 62’të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO’s.
Presidenti Moisiu ka organizuar një ceremoni të veçantë për të gjithë përfaqësuesit e të vendeve anëtare të NATO’s që morën pjesë në këtë aktivitet. Gjatë ceremonisë së pritjes kanë munguar tre autoritetet e larta te vendit Berisha, Topalli dhe Mediu. Është bërë e ditur se kryeparlamenmtarja Topalli megjithëse më parë ka konfirmuar pjesëmarrjen por nga ngarkesa e shumtë që ka patur gjatë ditës me rastin e Pashkëve nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga presidenca.
Përsa i përket mospjesëmarrjes së kreut të ekzekutivit, mësohet së Berisha ka qenë në një darkë të programuar më parë me sekretarin e për Marrëdhëniet me Shtetet pranë Selisë së Shenjtë Xhovani Lajolo. Përsa i përket mospjesëmarrjes së ministrit të Mbrojtjes Mediu, ende nuk ka ndonje sqarim. Gazeta Start
Shtuar më 24/04/2006, ora 13:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori