Berisha: Tirana në duart e bandave të Tahirit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar atentatet me armë që ndodhjën dje rreth orës 19:30 në Tiranë. Sipas Berishës këto përleshje me armë kanë rrezikuar jetën e qytetarëve të cilës siç thekson ai, "vetëm Zoti i shpëtoi".

Ish kryeministri etiketon Emiljano Shullazin si një mik të ngushtë të ministrit të Brendshëm Tahiri. Sipas Berishës tashmë askush nuk e di ku mbaron banda dhe ku fillon policia. /albeu.com/

Ja postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

"Tirana ne duart e bandave! Por te bandave te qeverise!!

Te dashur miq! Kryeqytetit yne, Tirana, perjetoi dje nje mbremje terrori. Ne tre rruge te tij qytetaret, kalimtaret u gjenden para batareve te panderprera te kallashnikoveve. Vetem Zoti i shpetoi ata nga plumbat direkt apo qorr te tyre. Ne keto tre perleshje, mbeti nje i vrare dhe tre te plagosur. Pra, mund te kishim edhe kater te vrare, njelloj si ne mengjesin e kater vrasjeve te Kostandinit te Partise, sikunder mund te kishim dhe me shume por, per fat, tre te plagosurit jane gjalle. Njeri nga tre te plagosurit eshte edhe kreu i bandes, miku me koke i Sajmir Tahirit, Emiliano Shullazi, me te cilin Tahiri drekon dhe darkon rregullisht, madje dhe e perdor kunder te veteve qe guxojne ta sulmojne Tahirin per paaftesi, lidhje me krimin, lokalizem, etj., etj. Tahiri mbreme, per te mbrojtur shokun e tij, urdheroi Didin e tij te pergenjeshtroje mediat dhe spitalin e Traumes qe njoftonin se njeri nga te plagosurit ishte edhe Mili i tij. Dhe vetem pas dy ore lajme, nga te gjitha mediat por dhe nga spitali i Traumes, se Emiliano Shullazi ishte i plagosur pra, pasi i doli kallaj genjeshtres qeveritare, policia e PS njoftoi se Shullazi eshte i plagosur. Sot paradite PS, me urdher te Tahirit, perseri mashtroi opinionin duke deklaruar se, perleshjet e mbremshme nuk lidheshin njera me tjetren. Kjo, vetem e vetem, per te lehtesuar banden e qeverise. Ne perleshjet e mbremshme me arme, ka mbetur i plagosur dhe nje oficer policie, per te cilin mendohet se ishte dhe ai anëtar i bandes. Ne kete vend askush nuk e di se, ku mbaron banda dhe ku fillon policia dhe anasjelltas. Banda e qeverise ka emisaret e vete ne drejtim te disa komisariateve te Tiranes, por dhe ne ministri te tjera! Tirana e tere eshte ne duart e bandave. Por bandave te qeverise!sb"
Shtuar më 06/01/2015, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori