Berisha: Tirana, ndër 20 qytetet më inteligjente të botës
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në përurimin e qendrës së Kontrollit të Trafikut. Kreu i qeverisë vleresoi realizimin e këtij projekti cili sipas tij e vendos Tiranën në listën e qyteteve më moderne në Europë për sa i përket kontrollit të trafikut.


‘Vetëm pak muaj më parë Tirana bëri një lajm të madh në botë. Ajo u rendit në 20 qytetet më inteligjente të botës, në qytetet të cilat ofronin shërbime më të mira të teknologjisë së lartë qytetarëve të saj. Ky inagurim është një hap i madh i vendosjes së teknologjisë së lartë në shërbim të qytetarëve. Këto 2 vjet në bashkinë e Tiranës kanë ndodhur ndryshime serioze po për mua arritjet e të gjitha arritjet në këtë bashki ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”. Aparaturat e organizatës botërore të shëndetësisë prej shumë vitesh e dëshmonin kryeqytetin si një kryeqytet lartësisht kancerogjen. Ndotja e ajrit në shesh tejkaloi 2 herë, 3 herë, çdo lloj limiti dhe kalonin e rrezikut dhe kërcënimit më maksimal. Kjo nuk është më. Këto aparatura sot tregojnë se qytetarët e kryetetit thithin ajrin e normave njëlloj si në qytetet miqësore ndaj mjedisit” the Berisha.
Kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar edhe ish-kreun e bashkisë së Tiranës Edi Rama që sipas tij e la kryeqytetin në një prapambetje.
“Të gjitha fondet që jepeshin nga qeveria avullonin. Qeveria i dha kryetarit të bashkisë modelin por ai kishte modelin e tij, I dha fonde për shkolla që nuk u ndërtuan kurrë dhe nxënësit ngelën në Tiranë si në asnjë qytet tjetër. Kurrë ndonjëherë s`më ka shkuar mendja dhe s`mund të imagjinoja të injoroja domosdoshmërinë jetike në investime në këtë kryeqendër” tha Berisha.
Kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të mbështesë çdo projekt të Bashkisë për ta transformuar Tiranën dhe për të bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj.
Shtuar më 14/05/2013, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori