PDIU braktis Edi Ramën
Berisha thumbon Ramën: Shëtiste lakuriq mbi gomar buzë liqenit
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook kritikon veshjen e kryeministrit Edi Rama në Samitin e Triestes.

Statusi i plotë:

Marrezia nuk ka brire por ka atletet dhe çitjanet e Norieges ne tapet te kuq!

Te dashur miq, i damkosur si autor i narko-shtetit te vetem ne Europe, Edivin Kristaq Rama ka filluar keto muajt e fundit te kryej akte bizare, me te cilat ai beson se mund te terheq vemendjen dhe te zbehe ne nje fare menyre opinionet qe ejzistojne per te si Noriega i Europes.

Keshtu, ai po i rikthehet ne forma te tjera ekzibicionizmit, sindrom nga i cili ai ka vuajtur shume ne mesin e viteve 90, kur, per te terhequr sado pak vemendjen, hypi lakuriq mbi nje gomar dhe shetiste me nje mikun e vet buze liqenit articial te Tiranes, apo kur dilte cullak ne nje plazh publik se bashku me bashkeshorten e tij te radhes.

Po ne kuadrin e ketij sindromi, apo me sakte te themi nje varianti te ekzibicionizmit, ai ka zgjedhur çitianet dhe se fundi atletet per tu paraqitur me to ne samitet nderkombetare, ne pjesen e tyre zyrtare dhe jo kazuale apo jo zyrtare.

Me kete perversitet ndaj qendrimit protokollar te botes se civilizuar, i ndertuar jo ne dekada por dhe shekuj, Edi Rama ne radhe te pare tregon se nuk ka respektin minimal per personin e tij dhe se per te terhequt pak vemendjen e kolegeve te tij ben hokatarin, barsoletaxhiun apo lolon, dhe se fundi iu tregon atlete dhe çitjane dhe ben shkelesin e nje protokolli te ujdisur te vendeve te lira.

Ai harron se çdonjeri prej tyre ka veshjet e tij popullore, ka atletet personale per sport, por ne respekt ndaj vetes dhe kolegeve te tij, protokollit te takimit nuk i lejojne vetes te shperlle asgje nga protokolli i caktuar. Nga ana tjeter, me keto xheste ekzibicioniste vulgare, Rama mendon se shperlle perfaqesuesit e vendeve te tjera, por ne te vertet, me briret e tij ai fyen dhe lendon nje komb te tere duke treguar se kush i perfaqeson shqiptaret dhe si arrine kanabizimi te transformoje sjelljen, karakterin, seriozitetin e perfaqesuesit me te larte te ejzektutivit shqiptar.

Ai iken por koleget, stafet dhe mediat tallen me te, kurse faturen e brireve te marrezise se tij e paguajne shqiptaret! Sb. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2017, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori