Rama dhe Abazoviç nisen drejt Kievit (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç janë nisur drejt Kievit në mes të luftës në Ukrainë.

Rama dhe Abazoviç pritet të takohen me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, shkruan Rama, ndërsa shihet se po udhëtojnë me avionin e Air Albania.

Kujtojmë se ka qenë Zelensky ai që ua ka bërë ftesën. Shqiptari i vetëm që ka vizituar Kievin deri më tani, që nga fillimi i luftWs më 24 shkurt, ka qenë Telat Xhaferi, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut./albeu.com

 


Shtuar 14.06.2022 16:29