“Jemi në kohë kritike”, Berisha: Afera e Ramës me McGonigal thikë pas shpine, përbalti emrin e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për çështjen “McGonigal” dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Duke në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se kjo është një kohë kritike dhe e quajti aktin e Ramës një thikë të tmerrshme pas shpine.

Berisha tha se Rama ka përbaltur emrin e Shqipërisë si askush tjetër dhe e akuzoi se ka tentuar të shkatërrojë opozitën me këtë akt korruptiv.

“Kohë kritike në shumë aspekte. Regjimi i kalbur i Ramës është sot kryeministri dhe regjimi më i diskretituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos. Akti i Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri i cili s’ka nder, s’ka komb, s’ka atdhe, flamur e dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA dhe qeverisë së saj dhe më gjerë. Edi Rama, ka përbaltur pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër, emrin e Shqipërisë para kombit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve e kongresit. Rama është sjellë me aktin e tij, siç sillen armiqtë ndaj njëri-tjetrit”, tha ai.

 

 

“Rama është sjellë sikur të jetë i biri i Enverit, i Kim Yong Un-it. Në këtë kontekst mund të themi se ka kryer një akt me pasoja që skalitet gjatë në memorie. Kësaj i thonë; të të vijë nga ai që kurrë nuk e pret. Edi Rama këtë akt të pashembullt, e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare. Këtë korruptim, ai e ka bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor ndaj demokracisë, për të rrënuar opozitën shqiptare. Korruptoi Mcgonigal, shfrytëzoi dobësitë e një njeriu të degraduar, që shkelmoi betimin që na bërë për t’i shërbyer vendit të tij”, shtoi Berisha. /albeu.com


Shtuar 1.02.2023 13:42