Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Berisha Thacit: Jo super pakicave
Pëlqej
Albeu.com
Në takimin që zhvilloi mbrëmë në qytetin e Shkupit, me kryeministrin kosovar, Hashim Thaci, kreu i qeverisë shqiptare mbështeti planin 4-pikësh të paraqitur nga qeveria e Kosovës dhe u shpreh se është i rrezikshëm ai plan që e ndan Kosovën në zona etnike të pastra.Berisha mbështeti dje planin 4-pikësh të paraqitur nga qeveria e Kosovës dhe u shpreh se është i rrezikshëm ai plan që e ndan Kosovën në zona etnike të pastra. Këtë deklaratë, Kryeministri Berisha e bëri pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Thaçi, që të dy të ftuar nderi në ceremoninë e 100- vjetorit të Kongresit të Manastirit. “Ne besojmë se çdo projekt që krijon përshtypjen për një ndarje në veri përbën një rrezikshmëri të madhe për paqen dhe stabilitetin. Së dyti, qeveria shqiptare mendon dhe beson se është në detyrimin absolut të saj, të qeverisë së Kosovës dhe të gjithë qeverive të tjera, të japë garanci të madhe për liritë e minoriteteve”, - u shpreh dje Kryeministri Berisha në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar. Sipas Berishës, të drejtat e minoriteteve në Kosovë nuk mund t’i garantojë askush tjetër, përveçse vetë qeveria e këtij vendi dhe se krijimi i një pushteti të posaçëm për minoritetet do të jetë i dëmshëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin, që është i pasur me minoritete. “Ndaj dhe një lloj problemi i krijimit të një pushteti të posaçëm për pakicën, të çon ndërmend një ide shume joproduktive, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, idenë e një super-pakice. Tani këtu, në Ballkan, jemi të mbushur me pakica dhe jemi krenarë. Ato janë një pasuri e gjithanshme, por ideja për super-pakicë është një ide jashtëzakonisht kundërproduktive dhe që nuk i shërben as pakicës”, - u shpreh dje Berisha. Kryeministri shqiptar i kërkoi qeverisë së Beogradit që të heqë dorë, “në interesin më të mirë të serbëve në Kosovë, nga pretendime të cilat janë jorealiste”. Nga ana e tij, Thaçi e përshëndeti qëndrimin e Berishës dhe vlerësoi se me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, gjithnjë duke vlerësuar dhe OKB-në, “do të ketë ecje të shpejtë përpara, por edhe duke kryer të gjitha obligimet që na dalin përpara për standardet perëndimore”.
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori