Berisha: Thaçi u arrestua për vrasjen e këtij gazetari
Pas akuzave të presidentit Hashim Thaçi ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në emisionin “Opinion” duke i kujtuar presidentit të Kosovës se çfarë ka bërë qeveria e tij pro çështjes së Kosovës.

Sipas Berishës, Thaçi është arrestuar për vrasjen e gazetarit Ali Uka, shok dhome me të.

“Qëllimi i Berishës dhe PD është ky: më 22 dhjetor 1991 PD ka shpallur programin “çështja kombëtare”. Argatët e Beogradit këtë hall kanë me mua. Është futur paragrafi për Kosovën ku nuk trajtohej më me Serbinë por si njësi më vete. Në këtë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK-së në patronazhin e qeverisë së Kosovës dhe Ibrahim Rugovës. Mes tyre edhe Adem Jashari. Janë dërguar armatime falas Bosnjes dhe Kroacisë2, deklaroi Berisha.

I pyetur për arrestimin e Thaçit në Tiranë, ish kryeministri tha: “Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk e them nëse është i implikuar në vrasjen e tij. Vijmë te embargoja. I vetmi vend në botë kundër saj ishte Shqipëria pasi rëndonte mbi Kosovën. Këta përsërisin tezat e Beogradit",
Shtuar më 23/05/2019, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori