Berisha tha se s'ka zgjidhje tjetër veç pavarësisë për Kosovës
Albeu.com
Nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje tjetër veç pavarësisë për Kosovës, ka thënë mbrëmë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duke i kujtuar Rusisë përgjegjësitë për padrejtësitë historike në Ballkan në fillim të shekullit XX."Nuk mund të parashikoj se cili do të jetë qëndrimi përfundimar rus për të ardhmen e Kosovës. Politika e bazuar në lidhjet gjenetike të shpallura ruso serbe në Ballkan është një politikë që nuk i shërben paqes, stabilitetit dhe shpresoj që Presidenti Putin të jetë bindur nga luftat e Ballkanit se vendi i tij në fillimet e shekullit XX do të mbajë një përgjegjësi për padrejtësitë që u bën në këtë gadishull", ka thënë Kryeministri Berisha. Ai ka shtuar se sidoqoftë Kosova do të bëhet e pavarur. Ndërkaq duke folur për misionin faktmbledhës që do të shkojë në Kosovë, Berisha tha se "Kosova është një vend që aspiron të bëhet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në këtë kontekst nuk është kaq e pazakontë që të vizitohet nga një delegacion i këshillit të sigurimit". start
Shtuar më 16/04/2007, ora 14:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori