Berisha: Të ridimensionohet roli i Mbretit Zog
Mbledhje qeveritare
Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 28 nëntor 1912. “Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve cfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj” - deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha duke urdhëruar dhe fillimin e përgatitjeve për festimet e 100 vjetorit.

"Ky 100 vjetor të shënojë ndryshimin më të madh të mundshëm të këtij vendi. 100 vjetori duhet ta gjejë këtë shtet në tempullin e vet të demokracisë. "- nënzivoi Berisha duke kërkuar fillimin e punimeve për ndërtimin e godine të re për Parlamentin si dhe ndërtimin e një stadiumi modern në kryeqytet.

"Parlamenti duhet të ketë parametrat e arkitekturës të funksionalitetit më modern. Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të parlamentit si ndërtim modern funksional".

Një vend të vecantë në projektet e përgatitjeve të festimeve do të jetë dhe qyteti i Vlorës. Kreu i qeverisë kërkoi fillimin e punës nga autoritetet vendore për të përcaktuar ndryshimet si dhe investimet do të bëhen në kuadër të 100 vjetorit. (news24)
Shtuar më 08/09/2010, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori