Berisha: Te hartohet ligji per financimet e institucioneve fetare
Pëlqej
Albeu.com
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kreu i saj Berisha u ndal tek marrëveshje e nënshkruar rreth një muaj më parë mes Qeverisë dhe komuniteteve fetare në Shqipëri.Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot hartimin sa më të shpejtë ë ligjit për financimin e institucioneve fetare në Shqipëri. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kreu i saj Berisha u ndal tek marrëveshje e nënshkruar rreth një muaj më parë mes Qeverisë dhe komuniteteve fetare në Shqipëri. “Kjo marrëveshje historike rregullon marrëdhëniet e shtetit me këto komunitete dhe përcakton qartë se shteti duhet të miratojë një ligj lidhur me financimin e misioneve fetare"-theksoi kryeministri.

Berisha tha se prej dy vitesh është krijuar një fond në Ministrinë e Kulturës, i cili synon restaurimin e trashëgimisë fetare. "Në projektin e Bankës Botërore për zhvillimin e bregut, përfshihet edhe restaurimi i një seri institucionesh të kultit dhe unë mendoj se ky zë në buxhetin e shtetit duhet të jetë konstant dhe i vazhdueshëm"- tha më tej Berisha.

Ai ka kërkuar që ligji të rregullojë detyrimin e shtetit për të financuar besimet fetare në Shqipëri."Të gjitha vendet e lira kanë zhvilluar mekanizmat e financimit të këtyre institucioneve, duke mos krijuar asnjë lloj varësie"-vijoi shefi i qeverisë.

Në këtë drejtim, Kryeministri garantoi se "Qeveria shqiptare do t’i qëndrojë plotësisht këtij parimi, në shenjë respekti ndaj besimeve fetare në Shqipëri, si dhe ndaj taksapaguesve shqiptarë".

Në përfundim, ai kërkoi që edhe Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale, apo bashkitë dhe komunat në vend, të vendosin një bashkëpunim me komunitetet fetare, pasi me përkushtimin e tyre ato janë të përsosura në ofrimin e shërbimeve të ndryshme sociale. "Nuk janë të pakta organizatat bamirëse që në bashkëpunim me komunitetet fetare u ofrojnë shërbime shumë të mira njerëzve në nevojë"-tha Kryeministri Berisha.
Shtuar më 19/11/2008, ora 20:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori