Berisha: Te angazhuar per nje dialog mes Kosoves dhe Serbise
Albeu.com
Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë i është referuar edhe njëherë vendimit të djeshëm të GJND-së e cila theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e ligjshme.Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se ky vendim ishte një arritje e madhe që pak vite më parë askush nuk mund ta imagjinonte.

"Ky verdikt nuk mund të ndalonte një realitet në pandalshëm dhe gjithashtu ka hequr çdo barrierë interpretative të këtij akti madhor siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës. Dëshiroj që ky verdikt të ndihmoj procesin e intergrimit europian të këtij rajoni dhe respektimi i tij përbën një bazë shumë solide për të promovuar më tej idealet europiane të cilat janë predominuese në mbarë popujt e këtij rajoni" theksoi kryeministri Berisha.

Më tej shefi i qeverisë theskoi se qeveria shqiptare mbetet e angazuar të punojë për një dialog mes dy palëve dhe në këtë drejtim të inkurajojë autoritetet e Kosovës për përpjekje serioze për rregullim e marrëdhënieve me Beogradin.

"Drejtësia u bë dhe në këtë kontekst palët kanë detyrimin të nxjerrin të gjithë konkluzionet dhe ti bëjnë ato që të zbatohen në të mirë të dy shteteve" theksoi Berisha.
Shtuar më 23/07/2010, ora 13:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori