Berisha: Taulant “Yaris” do të mbyllë dosjen, fitonte gjysmën e parave të "mallit"
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në policinë e shtetit ka nisur një hetim në lidhje me disa drejtues të lartë të policisë në Librazhd e Elbasan, pasi dyshohet se ata kanë lejuar mbjelljen e e rreth 3 mijë rrënjëve kanabis në këmbim të rreth 50 mijë eurove.

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon mbi këtë rast numrin dy të PS-së Taulant Balla, që sipas tij ka ndërhyrë në Elbasan që të mbyllë dosjen e hetimit dhe të nxjerrë të pafajshëm shefin e policisë në Librazhd Bedri Hasanj, shefin e krimeve Armand Koni dhe disa të tjerë zyrtarë. Berisha shprehet në bazë të denoncimit të marrë nga “oficeri dixhital” se gjysma e fitimeve do t’i jepej vetë Ballës.

Postimi i plotë i Berishës:

Taulant Bego Yaris akuzohet per plantacione te medha te veta Kanabisi ne Ostren!

Ai i ben presion te forte prokurorise se Elbasanit per mbylljen e dosjeve te droges!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha !

Une qe po ju shkruaj jam oficeri i policise gjygjesore te rrethit gjygjesor Elbasan . Sic eshte thene dhe ne media jane kapur nga sherbimet sekrete te ShCBA shefi i Komisariatit te Librazhdit Bedri Hasanaj shefi i krimeve Armand Koni dhe shume individe te tjere me funksione te larta prane komisariatit te Librazhdit per lejim te mbjelljes se kanabisit ne Ostren te Librazhdit.

Dosja e tyre eshte depozituar nga ShÇBA ketu prane prokurorise se rrethit gjygjesor Elbasan dhe hetimet vazhdojne . Dua tju them qe ketu po behet nje presion i jashtezakonshem ne menyre qe hetimet te nderpriten dhe drejtuesit e komisariatit te lirohen sa me shpejt me arsyen mungese provash , kjo e bere me nderhyrje politike nga debuteti i qarkut te Elbasanit Taulant Balla i cili flitet se kaa te vetet 50% te fitimit.

Zoti Berisha jua dergova kete mesazh ne menyre qe te behet publike pasi prokuroria e Elbasanit eshte nen presion te vazhdueshem nga segmentet poltike dhe kriminale te Elbasanit ! Ju faleminderit dhe ju lutem anonim sepse ndihemi te rrezikuar ne detyren tone …
Shtuar më 06/11/2019, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori