Berisha takon Nishanin në Presidencë, ja për çfarë u fol
Pas përfundimit të mbledhjes së KëshillitSigurimit Kombëtar, Presidenti Bujar Nishani ka pritur në një takim në presidencë, ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Takimi mes tyre nisi rreth orës 14:30 dhe ka zgjatur afërsisht 60 minuta.

Mbledhja e KëshillitSigurimit Kombëtar e kërkuar nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, diskutoi lidhur me çështjen “Balili” si dhe në luftën pakompromis ndaj fenomenit kriminal të trafikut të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Takimi i Berishës me Nishanin vjen një ditë pas përplasjes së fortë mes ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla./Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori