Kaq romantik nuk e dinit, Sardi publikon foton në perëndim me partneren (FOTO LAJM)

Dj Sardi ka publikuar si rrallëherë një foto romantike me partneren e tij!

Në postimin e fundit në Instagram, ai shfaqet i shtrirë buzë detit, ndërsa bashkë me bukuroshen bjonde që i ka rrëmbyer zemrën, shijojnë perëndimin e dielli.

Që prej muajit korrik, Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re.

Madje, në një intervistë Sardi tregoi se ata kanë 12 vite që pëlqehen me njëri-tjetrin, ndërsa ai i ka dhuruar edhe një unazë si një premtim që i ka bërë partneres se do ta dojë përgjithmonë.

Pak ditë më parë ai ndau edhe portretin e saj në një postim në Instastory, ku partnerja shfaqej me një gotë në dorë dhe në profil.

Fotoja ishte shkëputur nga një darkë romantike në një nga restorantet e kryeqytetit.


Shtuar 1.09.2020 09:15