Berisha takohet me Haradinajn
Albeu.com
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Ramush Haradinaj, gjatë vizitës dyditëshe zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ka takuar sot kryeministrin shqiptar, z. Sali Berisha, bën të ditur Zyra për Marrëdhënie me Publikun e kësaj partie.
Berisha dhe Haradinaj diskutuan bashkërisht për zhvillimet politike në rajon, proceset nëpër të cilat po kalojnë dy vendet tona në rrugën drejt integrimeve europerëndimore, si dy shtete me ndikim në zhvillimin dhe stabilitetin e gjithëmbarshëm rajonal.

Haradinaj e vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e lartë të Qeverisë së Shqipërisë, nën udhëheqjen e kryeministrit Berisha, në avancimin e proceseve atje dhe të gjitha të arriturat e shtetit shqiptar, në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar.

Të dy liderët u shprehën në favor të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe në të njëjtën, për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis dy subjekteve politike, konform memorandumit të nënshkruar kohë më parë për mbështetje dhe bashkëpunim midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, përfundon komunikata.
Shtuar më 04/02/2010, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori